Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot pranoi një delegacion të lartë nga OSBE të udhëhequr nga komisari i lartë për pakicat nacionale në OSBE, Kairat Abdrahmanov, i shoqëruar nga Shefi i Misionit të OSBE-së në Maqedoninë e Veriut, ambasadorin Klemens Koja.
Siç njoftojnë nga Qeveria, gjatë bisedës u vërtetua përkushtimi i fuqishëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, funksionimin e shtetit të së drejtës dhe përkushtimin për vazhdimin e procesit të reformave, sundimin e ligjit, përmirësimin e kapaciteteve të gjyqësorit, forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe barazinë gjinore.
“Me këtë rast, Kryeministri Kovaçevski i ka dërguar urime të përzemërta Komisarit të Lartë për emërimin e tij në këtë pozitë të rëndësishme në OSBE dhe i ka uruar mirëseardhje. Ai shprehu mirënjohje për të gjithë komisarët e mëparshëm të lartë për pakicat nacionale, të cilët kanë ofruar mbështetje të konsiderueshme për institucionet maqedonase në 28 vitet e fundit”.
“Komisari i lartë i OSBE-së për pakicat kombëtare Kairat Abdrahmanov theksoi se OSBE-ja ka një partneritet të shkëlqyer me Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë tre dekadave të fundit dhe nënvizoi se ky është një kontribut i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të vendit. Ai veçoi suksesin e madh dhe shpirtin miqësor me të cilin Qeveria e Maqedonisë së Veriut zgjidh mosmarrëveshjet dypalëshe me fqinjët dhe shprehu shpresën se ky trend do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftim.
Më tej shtohet se komisioneri i lartë Abdrahmanov theksoi në takim se strategjia “Një shoqëri për të gjithë” dhe dialogu ndërkulturor për të cilin kujdeset Republika e Maqedonisë së Veriut është një model gjithëpërfshirës i suksesshëm dhe se përpjekjet për promovimin e sundimit e së drejtës dhe ligjit për avancimin e gjuhës janë një hap i rëndësishëm drejt zbatimit të vlerave evropiane.
Në takim, kryeministri Kovaçevski shprehu besimin e tij se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në prag të presidencës së OSBE-së do të vazhdojë të kujdesët vlerat e një shoqërie të drejtë multietnike me mundësi të barabarta për të gjithë në përputhje me strategjinë “Një Shoqëri”./Telegrafi/
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...