Google ADS

Kovaçevski: Kushtetuta ndryshohet përmes procedurës kushtetuese

08:29 | 7 Prill 2022
Artan Maliqi

Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se gjithçka që do të thotë avancim i marrëdhënieve mes të gjithë qytetarëve dhe shtetit do të jetë bazë e mirë për ndryshim të Kushtetutës dhe porositë se me anëtarësimin në BE, të gjithë qytetarët do të jenë të barabartë dhe se duhet të sillen vendime për realizim të atij qëllimi.

Gjatë vizitës së sotme në Kërçovë, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse pas rezultateve të regjistrimit është i mundshëm ndryshimi kushtetues pas paralajmërimeve të partive shqiptare për shlyerje nga Kushtetuta të 20 për qind, para së gjithash, në pjesën e përdorimit të gjuhës, Kovaçevski theksoi se kjo është e rregulluar me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, ndërkaq se procedura për ndryshime kushtetuese parasheh të hapet debat në Kuvend mes partive politike, pas çka do të përfshiheshin edhe ekspertët.

“ne jemi shtet në Evropë i cili i ka ngritur në piedestalin më të lartë të drejtat e bashkësive më të vogla, të gjitha bashkësive në shtet. Për atë konfirmim është se jemi shtet i cili ka Ministri për sistem politik për të drejta të bashkësive, kemi Agjenci për gjuhë, etj., të gjitha këto institucione të cilat sigurojnë barazi dhe përfaqësim të të gjithë qytetarëve pa dallim se në cilën gjuhë flasin dhe cilës prejardhje etnike u takojnë”, theksoi kryeministri. Lidhur me Kushtetutën, po, ka paralajmërime të tilla, normalisht. Kushtetuta ndryshohet me procedurë kushtetuese, do të thotë, Kuvendi të hap, diskutim, fillimisht partitë politike, e më pas përfshihen edhe ekspertët”, tha Kovaçevski.

Gjithçka që do të thotë avancim i marrëdhënieve mes të gjithë qytetarëve, jetës, shtetit, si bazë për zhvillim personal dhe profesional të çdo qytetari pa dallim të prejardhjes së tij dhe gjuhës që e flet, normalisht se do të jetë bazë e mirë për çfarëdo lloj ndryshimesh të Kushtetutës, shtoi kryeministri.

Theksoi edhe se me anëtarësimin në BE të gjithë qytetarët do të jenë të barabartë dhe se duhet të sillen vendime për realizim të atij qëllimi.

“Ajo që është qëllim i çdo shteti që dëshiron tërësisht të kyçet në eurointegrime, ndërsa ne si shtet posaçërisht si politikanë dhe përfaqësues të partive politike që atë e kanë projektuar në përcaktimet e veta programore, dhe atë para së gjithash, këtu mendoj në partnerët e koalicionit që e përbëjnë këtë Qeveri, e dimë qartë se një ditë kur do të bëhemi anëtare e BE-së, e ajo ditë do të jetë sigurisht nëse angazhohemi të gjithë së bashku, atëherë të gjithë qytetarët do të jenë qytetarë të barabartë edhe të shtetit – Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe të Bashkimit Evropian. Ky në të vërtetë është qëllimi të cilin duhet ta realizojmë, ato janë vendimet që duhet t’i sjellim”, tha Kovaçevski.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme