Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka hequr dorë nga përdorimi i vilës së kryeministrit në Vodno.
“Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk do ta shfrytëzojë vilën e kryeministrit. Ai me familjen do të jetojë në të njëjtin vendbanim siç ka jetuar deri tani. nuk ka kërkuar privilegje të tjera”, thonë nga qeveria për TV21.
Kujtojmë se vila e kryeministrit ndodhet në rrugën “Aco Karamanov” në Vodno dhe që është enkas për kryeministrit, ndërsa fqinji i parë i tij është presidenti i vendit. Kjo vilë është e mbrojtur, ndërsa policia, sigurimi dhe rojtarët menjëherë reagojnë nëse dikush i afrohet ose fotografon vilën.
Paga e kryeministrit është rreth 78 mijë denarë, ndërsa pas përfundimit të mandatit, kryeministrit i takojnë gjashtë bodyguardë nga MPB, një shofer dhe një automjet zyrtar.
Ndryshe, ish-kryeministri Zaev hoqi dorë nga apanazhi, automjeti dhe shoferi dhe pjesërisht do ta shfrytëzojë sigurimin shtetëror.
Vetëm dy ndeshje suspendim për Vinin pas kartonit të kuq me ...
Niseni vitin mbarë – shtoni këto tre ushqime në pjatë për sh...
“AI jashtë kontrollit”, kritika për Apple për shpërndarjen e...
Takime romantike, si të dalloni nëse dikush ju pëlqen me të ...
SHBA vendos sanksione kundër kreut të kabinetit të kryeminis...
Isak në top formë, shënon gol në ndeshjen e pestë radhazi