Qëndrimet e përcaktuara për veçantinë maqedonase dhe identitetin e veçantë kulturo-gjuhësor mbeten të pandryshuara. Qytetarët të jenë të qetë që të mos dalim nga vijat e kuqe për mbrojtjen e identitetit, por jemi të përkushtuar që sa më shpejt të jemi pjesë e familjes evropiane, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski nga foltorja e Kuvendit.
Duke iu drejtuar deputetëve, duke iu referuar politikës së jashtme, Kovaçevski tha se vazhdojnë bisedimet dypalëshe me Bullgarinë mbi rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe fqinjësisë së mirë, duke lënë çështjet historike të zgjidhen nga hulumtuesit e historisë.
“Çështjet historike i lëmë të zgjidhen nga hulumtuesit e historisë, por në të njëjtën kohë ju siguroj se qëndrimet e përcaktuara për veçantinë maqedonase dhe identitetin e veçantë kulturor e gjuhësor mbeten të pandryshuara, të qarta dhe të prera, si deri tani ashtu edhe në të ardhmen. Unë dhe të gjithë qytetarët nuk kemi dilema për këto çështje. Prandaj, është e papranueshme që asnjë parti politike të gjenerojë marketing të ulët politik dhe patriotizëm të rremë.
Për mua, për të gjithë paraardhësit dhe gjeneratat tona, nuk ka dyshim se Goce Dellçev është një nga shtyllat e luftës maqedonase për shtet të pavarur dhe sovran, pasi e di se reliktet e tij prehen dhe do të prehen në Shkup”, tha Kovaçevski./Telegrafi/
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj