Bashkimi Evropian duhet të përmbushë premtimin dhe të caktojë sa më shpejt datën për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, që do të shënonte fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, ka deklaruar të dielën kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski.
“Si shtet kemi bërë shumë gjëra dhe qytetarët kanë bërë shumë sa i përket pritjeve për negociatat me BE-në. Në këtë rrugë ne kemi hequr dorë nga disa gjëra, kemi marrë vendime të vështira dhe BE-ja më në fund duhet të marrë vendimin, e kam fjalën për të gjithë anëtaret dhe Bullgarinë fqinje, që të mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare”, ka deklaruar Kovaçevski.
Sipas tij, “çdo proces që zgjat shumë dhe në fund nuk ka rezultate, çon në uljen e besimit të qytetarëve në BE-në, përkundër faktit se i japin mbështetje të fortë procesit të integrimit evropian”.
Ai theksoi, se personalisht nuk është i lidhur me data, por megjithatë tha se zgjerimi i BE-së në rajon aktualisht nuk është vetëm një çështje politike dhe ekonomike, por edhe gjeostrategjike, për shkak të luftës në Ukrainë dhe interesit të vendeve të treta që të mos zgjerohet me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kavaçevski ka komentuar edhe dialogun strategjik me SHBA-të që duhet të filloj më 2 qershor duke theksuar se ai nuk zëvendëson anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
“Dialogu strategjik me SHBA-të fillon në qershor në disa fusha – politikën e jashtme, ekonominë, investimet, arsimin, mbrojtjen. Javën e ardhshme do të përcaktohet një ekip ministrash dhe ekspertësh, të cilët do të shkojnë në Uashington ku do të zhvillojnë takime në nivele të ndryshme. Partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara, nuk është një zëvendësim për anëtarësimin në BE”, ka deklaruar Kovaçevski.
Dialogu strategjik mes SHBA-ve dhe Maqedonisë së Veriut ishte paralajmëruar nga Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, gjatë vizitës në Shkup, më 28 prill./REL
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...