Google ADS

Kovaçevski: A do të jemi pjesë e BE-së, varet vetëm nga ne

14:08 | 16 Nëntor 2022
A. B.

“Rruga drejt BE-së nuk do të jetë e lehtë, por patjetër duhet të ecim. Sepse në fund të asaj rruge është çmimi i madh, anëtarësimi i plotë në BE”, tha kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për media.

“Qytetarët tanë, gjeneratat e ardhshme do të jetojnë në BE, krenarë që janë maqedonas, me kokën lart, me gjuhën maqedonase, me identitet maqedonas, por ajo që është më e rëndësishmja, më e pasur dhe me standard më të mirë se sa e kanë tani”.

“Këtë e dëshmojnë të gjitha vendet anëtare që ishin në situatën tonë shumë vite më parë dhe që pas anëtarësimit në BE përjetuan rritje dhe zhvillim serioz dhe sot qytetarët e tyre kanë shansin të jetojnë në vende me standard më të mirë, të bëhen më të pasur, të përmbushin plotësisht objektivat e tyre, potencialet për të jetuar evropianë dhe të lirë. Nëse do të jemi atje tani varet vetëm nga ne”, deklaroi Kovaçevski.

Ai theksoi se nuk duhet të lëshohet mbështetja nga vendet e bashkësisë ndërkombëtare./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme