Bullgaria vazhdon me akuzat për “lista të zeza” për qytetarët bullgar që u ndalohet hyrja në Maqedoni të Veriut. Eurodeputeti bullgar, Andrej Kovaçev, në një deklaratë për televizionin publik bullgar, thotë se Presidenti Stevo Pendarovski në janar ose shkurt ka pasur takime me shërbimet, ku është bërë e qartës e ai është iniciatori i “listave të zeza”.
Eurodeputeti bullgar ka reaguar edhe ndaj deklaratës së Kryeministrit Kovaçevski, gjatë samitit në Rejkjavik, se “diskursi bullgar ndaj RMV-së është i njëjtë sikurse i Rusisë ndaj Ukrainës”
“Bullgaria nuk sillet me RMV-në sikurse Rusia me Ukrainën, e vërteta është ndryshe. Të drejtat e njeriut janë kyçe për BE-në. Në Shkup nëse thuash se je Bullgar është problem. Ky vend është kandidat për BE. I bëj thirrje Kuvendit që urgjentisht t`i miratojë ndryshimet e ligjit për shtetësi bullgare”, tha Andrej Kovaçev, eurodeputet bullgar.
Më 6 Maj eurodeputetit bullgar iu ndalua hyrja në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Jashtme sqaroi se ai ka qenë pjesë e një grupi për të cilët policia ka pasur njohuri se përbëjnë rrezik për sigurinë. Kovaçevi nuk ka qenë në këtë listë, por ka qenë në shoqëri të keqe.
Derisa vazhdojnë akuzat e Sofjes për sjelljen e Shkupit ndaj qytetarëve bullgarë, shteti bullgar do t’i pajis me nënshtetësi udhëheqësit e klubit bullgar në Manastir. Paraprakisht dokumente bullgare mori sekretari i klubit bullgar në Ohër. /Telegrafi/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...