Euro-deputeti nga radhët e ‘Syriza’, Stelios Kouloglou dorëzoi pyetje deri te Këshilli Evropian ku kërkohet përgjigje nëse po shqyrtohet mundësia e ndërmarrjes së masave urgjente dhe cilët masa do të ishin për “menaxhimin e ringjalljes së nacionalizmit” dhe për mbajtjen e stabilitetit politik në Maqedoni të Veriut, pas vendimit negativ nga Samiti i BE-së për nisjen e bisedimeve.
“Pas vendimit të Qeverisë për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme kuvendare, vendi ka rrezik nga politika jostabile që me siguri do ta përdornin nacionalistë”, thotë Kouloglou, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai thotë se vendimi i kryetarit të Parlamentit Evropian që ta vizitojë Shkupin është tepër e rëndësishme, por duhet të ndërmerren edhe hapa tjerë.
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...