Të gjithë janë të kënaqur nga Marrëveshja e Prespës, thotë ish-ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Kotzias në intervistën për gazetën greke “Ta Nea”, duke sqaruar se Demokracia e Re është e kënaqur, pasi është arritur marrëveshja më e mirë e mundshme.
“Të jemi të sinqertë. Të gjithë janë të kënaqur nga Marrëveshja e Prespës. Demokracia e Re pasi u arrit marrëveshja më e mirë e mundshme e arrirë, pa pasur ndonjë çmim. SIRIZA pasi votoi për marrëveshje me rëndësi historike. Nënkuptohet, disa do të dëshironin që unë mos e arrija marrëveshjen. Nuk është me rëndësi. Të gjithë ne që punuam në marrëveshje dhe i shërbyem atdheut, e kryem detyrën tonë. Pati çmim? Po! Çmim të lartë personal”, thotë Kotzias, duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me atë nëse Marrëveshja e Prespës është e dobishme.
Në intervistën për edicionin e fundjavës së gazetës greke Kotzias komenton se Marrëveshja e Prespës nuk është arsyeja kryesore për dështimin e SIRIZA-s në zgjedhjet evropiane, lokale dhe parlamentare ndërsa flet edhe për mospajtimet me Panos Kamenos.
“Sulmi nga ana e tij nuk çoi askund, vetëm gjykim. Mbase pati njëfarë detyrimi. Nuk e di, ajo që është e sigurt është se partneri i koalicionit në qeveri nuk pajtohej vetëm me emrin “Maqedonia e Veriut”. Deshi shpërbërjen e saj, madje edhe invazion por edhe disa gjëra të tjera më të këqija”, thotë Koxijas për “Ta Nea”.
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike