Google ADS

Kotzias optimist për zgjidhjen e kontestit të emrit gjatë vitit 2018

19:09 | 4 Janar 2018
Arbresh.info

Greqia dëshiron të zgjidhet çështja shumë vjeçare e emrit me Maqedoninë, tha ministri për punë të jashtme i Greqisë, Nikos Kotzias, duke shtuar se një marrëveshje e tillë do t;i zhbllokonte synimet e Maqedonisë për tu bërë anëtare e NATO-s dhe të fillojë negociata me BE-në.

“Mendoj se viti 2018 do të jetë viti kur do të zgjidhen çështjet e politikës së jashtme që kanë qenë të bllokuara me dekada”, tha Kotzias pas takimit me udhëheqësinë e ngushtë të Qeverisë greke.

“Qeveria greke përkrah dhe negocion për një emër të përbërë, një emër për të gjithë përdorimet, atë që Greqia e prezantonte si pozicion edhe në Bukuresht. Ne jemi për atë që të ketë pajtueshmëri nga të gjithë partitë dhe forcat politike të vendit”, tha Kotzias./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme