Shefi i diplomacisë grek, Nikos Kotzias, mbrëmë në një intervistë për televizionin grek “Kontra” tha se me bisedën telefonike mes kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë është marrë hap vendimtar.
Ai shtoi se të dy kryeministrat nesër do të përfundojnë bisedën që kanë filluar sot, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Lidhur me perspektivën evropiane dhe euroatlantike të Maqedonisë, Kotzias tha se me një marrëveshje të ratifikuar në Kuvendin tonë, Greqia do të japë dritën jeshile në Samitin e Ministrave të Jashtëm të BE-së më 25 qershor, ndërsa nëse shkon sipas planit, NATO do të paraqesë një ftesë për anëtarësim e Maqedonisë.
Në lidhje me anëtarësimin në NATO, sqaroj se është ftesa ajo çka mund të jepet, siç është e planifikuar, nëse shkon sipas planit, duke shtuar se edhe vendet anëtare duhet të ratifikojnë ftesën. Në lidhje me arritjen e marrëveshjes në Kuvendin e Greqisë, Kotzias theksoi se është e nevojshme që të mbarohen proceset e brendshme në Greqi për të filluar procesi i anëtarësimit në NATO dhe BE, ndërsa pastaj edhe Greqia të ratifikoj marrëveshjen që të hy në fuqi.
Për gjuhën maqedonase Kotzias tha se ajo ekziston që nga viti 1977 në Kombet e Bashkuara.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...