Shefi i diplomacisë së Greqisë, Nikos Kotzias, në fjalimin e tij në fund të konferencës për aspektet juridike të marrëveshjes për emrin me Maqedoninë, tha se marrëveshjet ndërshtetërore janë rezultat i kompromisit.
Ai tha se marrëveshja është në të mirë të të dy vendeve.
Kotzias duke analizuar zgjidhjen mes Shkupit dhe Athinës, tha se që nga koha e Kontantinos Karamanlis deri sot, tre çështje janë diskutuar në bisedime: emri, kufijtë dhe ekzistimi ose jo i pakicave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Më pyetni nëse më pëlqen Maqedonia Veriore. Jo. Unë do doja të quhen Alaska Veriore, por tanimë kishte pajtim për emër të ngjitur që do ta përmbante termin Maqedonia. Ky term ka ekzistuar me dekada në bisedime dhe mendoj se është joetike ata që thonë se nuk duhet të jetë termi Maqedonia”, tha mes tjerash Kotzias.
Ai kritikoi ata që janë kundër marrëveshjes, duke shtuar se në Greqi ka dy lloje të politikanëve: ata që duan zgjidhje dhe ata që janë kundër zgjidhjes.
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...