Marrëveshja është patriotike dhe na ndihmon që t’i përqendrojmë forcat aty ku kemi probleme, tha shefi i diplomacisë greke Nikos Kotzias, në Kuvendin grek gjatë debatit për votë besimit të qeverisë.
Kotzias sqaroi se është bërë kompromis në marrëveshje, sepse siç tha, “vetëm nëse fiton në luftë, atëherë ka marrëveshje pa kompromis”.
Siç njofton korrespondenti i AIM-ës nga Athina, në lidhje deklasifikimin e dokumenteve nga MPJ e Greqisë, Nikos Kotzias tha se ka marr leje që t’i përdor. I kishte të gjitha propozimet nga ndërmjetësuesi Nimetz (Maqedonia e Vardarit, Maqedonia e Epërme, Maqedonia-Shkupi, Maqedonia Veriore) dhe tha se të gjitha emrat përveç Maqedonisë Veriore, kanë qenë jo të pranueshme nga qeveritë e kaluara greke, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në lidhje me emrin e dakorduar, shefi i diplomacisë greke tha se pikërisht ky emër nga qeveritë e kaluara greke është pranuar që të bisedohet.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...