Google ADS

Kotzias: Marrëveshja do të ratifikohet nga shumica e deputetëve në Kuvendin e Greqisë

15:19 | 28 Qershor 2018
Arbresh.info

Siç raportojnë nga AIM, shefi i diplomacisë greke Nikos Kotzias, sot tha se marrëveshja e Presës do të ratifikohet nga Kuvendi i Greqisë nga shumica e deputetëve.

“Nuk ka gjasa të mos votohet në Kuvend”, tha Kotzias në një intervistë për radion greke “News 247”, duke e përsëritur qëndrimin e tij që nga dhjetori i vitit të kaluar se do të ketë shumicë e deputetëve, dhe jo parti që do të përkrahin marrëveshjen.

Ai e hodhi mundësinë e votimit prej 180 deputetëve, në vend të 151 deputetëve, ashtu siç kërkoi lideri i “Grekëve të pavarur” dhe partneri i koalicionit, Panos Kammenos, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Unë personalisht i sqarova Kammenosit dhe të vazhdoj të kem qëndrimin se Kushtetua parasheh 180 vota për marrëveshje për tërheqjen e sovraniteti, kurse ne nuk tërheqim sovranitetin. Kemi marrëveshje për ndryshimin e emrit dhe Kushtetutës të një vende tjetër”, deklaroi Kotzias.

Duke folur për hapat e mëtutjeshëm nga të dyja palët, shefi i diplomacisë ka komentuar se “shkojnë mirë afatet kohore” dhe pret që në fund të vitit Maqedonia do t’i përmbushë detyrimet, dhe më pastaj do të vije votimi në Kuvendin e Greqisë.

“Referendumi në Maqedoni pritet të mbahet në 16 ose 23 shtator, sepse sipas ligjeve të tyre duhet dy muaj diskutim dhe më pastaj të mbajnë referendumin, do të ketë ndryshime në Kushtetutën e Maqedonisë dhe kur do të mbarojnë me këtë, marrëveshja do të arrijë në Kuvendin e Greqisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme