Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias deklaroi sot se është i bindur se marrëveshja preliminare për ndryshimin e emrit të Maqedonisë do të ratifikohet përkundër kundërshtimit që po hasë në të dyja shtetet.
Në një deklaratë të tij, Kotzias thotë se qytetarët e Maqedonisë në referendumin e 30 shtatorit do të përkrahin ndryshimin e emrit në “Republika e Maqedonisë së Veriut”.
Ai shtoi se pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Parlamentin e Maqedonisë, edhe deputetët grekë do të ratifikojnë marrëveshjen në fjalë, pavarësisht kundërshtimeve të pjesës më të madhe të opozitës.
Kotzias thotë se afati për rrumbullakimin e procesit do të shtyhet për një muaj, me gjasë për në fund të janarit.
Komentet e ministrit grek u bënë në Athinë, pas takimit me homologun e tij gjerman Heiko Maas. Rikujtojmë se ratifikimi i marrëveshjes në fjalë, do të zgjidhë kontestin disadekadash mes dy vendeve, me çka Maqedonisë i hap rrugë për integrimet euroatlantike./A.A/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...