Ministri grek i Punëve të Jashtme Nikos Kotzias ka folur rreth shtimit të gjuhës së urrejtjes në Greqi dhe ka porositur se ajo duhet ndaluar menjëherë.
Në intervistën për radion greke News247, Kotzias ka thënë se pas marrëveshjes për emrin me Maqedoninë, në kutinë e tij kanë arritur 800 letra kërcënuese për të dhe familjen e tij. Kjo kuti, ka thënë ai, është përplot me gjak e aktakuza nuk ka ende.
“Këtu nuk ka vetëm shpifje, këtu ka edhe krim që kalon krimin. Ky krim është serioz, sipas ligjeve greke, dhe për të nuk po shoh të përgjigje dikush”.
Ai ka shtuar se i ka gjetur edhe emrat, adresat dhe telefonat e njerëzve që e kanë kërcënuar e prokurori nuk ka reaguar.
Ai ka theksuar se gjatë negociatave për emër të Maqedonisë me Shkupin kishte marrë vetëm dy kërcënime me porosinë që t’i braktiste negociatat.
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...