Qartë dhe hapur theksova se ai nuk është kompetent të flasë për politikën zyrtare të Athinës, as ta përshkruajë atë, madje në mënyrë të gabuar, deklaroi kreu i diplomacisë grekke, Nikos Kotzias në lidhje me atë që i ka thënë dhe çka në fakt e ka porositur ndërmjetësin Nimetz në bisedën telefonik, pas kthimit të tij nga Shkupi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nëpërmjet kumtesës së dërguar mbrëmë, ministri i punëve të jashtme, Kotzias i komentoi ngjarjet e fundit në rrjedhën e procesit të negociatave për zgjidhjen e çështjes së emrit.
“Realizova bisedë të gjatë me të dërguarin për ndërmjetësim të KB-së, Matthew Nimetz, i cili u kthye nga Shkupi. Ia theksova qartë se nuk është kompetent të flasë se cila është politika e Athinës, as ta përshkruajë, madje në mënyrë të gabuar”, tha Kotzias.
Ai ka shtuar se negociatat nuk mund të udhëhiqen ndryshe, por vetëm si vazhdim i asaj që është dakorduar në Davos, duke thënë se çdo negociatë me qëllim të mirë vazhdohet mbi atë që është pajtuar më parë./Telegrafi/
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...