Kreu i diplomacisë greke, Nikos Kotzias pas përfundimit të takimit në Davos mes kryeministrave Zaev dhe Tsipras, ka dhënë mendimin e tij nëpërmjet rrjetit social Twitter.
Nikos Kotzias thotë se me këtë politikë të jashtme, Qeveria greke i jep fund irredentizmit, por shkrimi konkret ka të bëjë më shumë me opinionin e brendshëm grek, gjegjësisht në Greqi vlerësohet si sulm dhe kritikë ndaj partisë opozitare ‘Nea Dimokratia’, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me inercionin e tyre ata lejuan të ndërtohen “irredentistë të Aleksandrit të Madh”. Me politikën tonë të jashtme i japim fund irredentizmit. Populli do të shohë dhe do të vlerësojë. Kushtet krijohen me aktivitetin tonë, e jo me inercione të pakuptimta”, ka shkruajtur në Twitter kreu i diplomacisë greeke, Nikos Kotzias./Telegrafi
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...