Ne kemi vepruar drejtë që e hapëm çështjen për erga omnes, kishim mundësi të udhëheqim me bisedimet, ndërsa me këtë të jemi afër, për herë të parë aq afër deri tek marrëveshja.
Por, edhe nëse nuk arrihet marrëveshja, nuk do të jemi ne fajtor dhe këtë e di gjithësia, thotë shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias në intervistë pët “Istories” në televizionin grek “Sky”.
Kotzias mendon se bisedimet shkojnë mirë, por duhet edhe të pyetet pala tjetër se “a e pranon erga omnes, ndërsa kjo është një vendim i guximshëm” dhe sqaroi se është perceptim i gabuar, që erga omnes të jetë vetëm për përdorim të jashtëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç informon korrespondentja AIM nga Athina, ministri për Punë të Jashtme të Greqisë, në intervistën e mbrëmshme për “Sky” ky qëndrim i tij edhe njëherë mbështet shembullin në dokumente, se nuk mundet që në dokumente të brendshme dhe dokumente të jashtme të përdoret emër i ndryshëm, sepse do të ketë moment ku një dokument i brendshëm, për shembull letër njoftimi, ose diploma, në atë rast do të figuronte emri kushtetues dhe jo emri i ri. Sipas Kotzias, kjo do të sjellë mos pajtueshmëri çdo ditë se cilin emër të përdoret.
Në kuadër të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, i pyetur se a është e mundur “integrim para kohe” përgjigjja ishte negative, duke sqaruar se kjo mund të sjell probleme dhe shtypje ndaj Greqisë.
Shefi i diplomacisë greke, edhe një herë e përsëriti se koha është shumë e shkurt për të arritur marrëveshja deri në qershor në samitin e NATO-s. Duke sqaruar se për mbajtjen e referendumit në Maqedoni, duhen së paku dy muaj, pastaj të ratifikohet në OKB, që të nënshkruhet marrëveshja ndërkombëtare. E gjithë kjo, sipas Kotzias, nuk mund të bëhet në periudhën çka ka ngelur, gjegjësisht për dy muaj.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...