Si deputet, gjegjësisht shef i Grupit parlamentar për bashkëpunim me Kongresin e SHBA-së, Kostadin Kostadinov, e përshëndeti vendimin e presidentit Joe Biden, i cili dje nënshkroi dekret për sanksione për individë dhe organizata në vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat e rrezikojnë sabilitetin e rajonit, ndërsa në dekret janë përfshirë edhe Marrëveshja e Ohrit dhe e Prespës.
Kostadinov tha se Marrëveshja e Ohrit dhe ajo e Prespës, janë arritje shtetërore, gjegjësisht pjesë e interesave shtetërore dhe kombëtare.
“Këto dy marrëveshje janë miratuar në Kuvendin e Maqedonisë dhe e garantojnë stabilitetin dhe përparimin e shtetit dhe të gjithë rajonit. Një nga garantuesit më të mirët për këto marrëveshje, është edhe partneri ynë strategjik – SHBA-të. Vendimi i presidenti i ShBA-së, Joe Biden dërgoi sinjal të qartë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikësm se cilat janë interesat e tyre në këtë rajon dhe si ato do të mbrohen”, tha Kostadinov.
Sipas tij, qëndrimi i individëve në OBRM-PDUKM se kjo parti mbetet kundër Marrëveshjes së Prespës, do të thotë kthimi i shpinës qytetarëve, por gjithashtu, siç tha Kostadinovi, edhe ndaj mikut më të madh strategjik SHBA-së./Telegrafi/
La Liga refuzoi të regjistrojë Olmon, largimi i yllit spanjo...
Osmani pret Hovenier për takim lamtumirës në Presidencë
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë