Google ADS

Kostadinov: Sipas Komisionit për sëmundje infektive janë krijuar kushtet për zgjedhje

13:19 | 20 Maj 2020
Arbresh.info

Sipas Komisionit për sëmundje infektive dhe sipas institucioneve kompetente janë krijuar kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, sigurisht me respektim të plotë të protokolleve mbrojtëse shëndetësore, tha zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.

“Fakti që ekzistojnë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve tregon edhe përgjigjja pozitive e OSBE-ODIHR se ata janë të gatshëm të vazhdojnë misionin vëzhgues në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha ai.

Kostadinov tha se sipas dispozitave ligjore dhe Dekretit me forcën ligjore të Qeverisë, zgjedhjet duhet të mbahen 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Në rast se përfundon më 30 maj, tha ai, zgjedhjet duhet të bëhen më 21 qershor.

“Ne kemi shpërndarë Kuvendin, për shpërndarjen e të cilit votuan të gjitha partitë politike, ne kemi një qeveri teknike të bazuar në modelin e Przhinos, në fund kemi shpallur zgjedhjet nga Kryetari i Kuvendit, të cilat u shtynë për shkak të krizës me coronavirusin. Prandaj, nuk ka pengesa që procesi të vazhdojë dhe që zgjedhjet të mbahen më 21 qershor”, tha Kostadinov.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme