Google ADS

Kostadinov do të udhëheqë me Komisionin e Çështjeve të Zgjedhjeve dhe të Emërimeve

19:41 | 21 Gusht 2020
A. B.

Deputeti i Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Kostadin Kostadinov, është zgjedhur në krye të Komisionit të Çështjeve të Zgjedhjeve dhe të Emërimeve (KÇZE).

Gjithashtu, Muhamed Zeqiri, anëtar i LSDM-së, është zgjedhur zëvendës i Kostadinovit.

Anëtarë tjerë të komisionit janë Goran Misovski, Jovan Mitrevski, Fanica Nikolloska, Fadil Zendeli, Merita Kollçi-Koxhaxhiku, Arben Ziberi, Antonio Milloshovski, Aleksandar Nikollovski, Dafina Stojanoska, Igor Janushev, Nikolla Micevski dhe Syrija Rashidi.

Komisioni ka edhe zëvendësanëtarët, Monika Zajkova, Pavle Trajanov, Sanja Lukarevska, Martin Kostovski, Berat Ajdari, Arta Bilalli-Zendeli, Vllado Misajllovski, Bllagica Llasovska, Ane Lashkoska, Marija Petrusheva, Kiril pecakov dhe Hysni Ismaili.

Komisioni u votua nga 90 deputetë, dy ishin kundër dhe dy të përmbajtur.

Partia E Majta kërkoi anëtarë, por sipas Rregullores, Kryetari Talat Xhaferi tha se nuk i takon kësaj partie që të ketë anëtarë në këtë komision./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme