Kuadrot profesionist dhe me arsim të lartë, vazhdojnë të shpërngulen jashtë vendit, të dëshpëruar me praninë e korrupsionit dhe nepotizmit gjatë punësimit.
Kështu u shpreh kryetarja e Komisionit Anti-korrupsion, Biljana Ivanovska gjatë prezantimit të një analize me rekomandime të Transparence Interanational për pengimin e korrupsionit.
“Për fat të keq, një sërë anketash tregojnë se tek qytetarët ekzistojnë dyshime serioze për keqpërdorime, korrupsion, ndikim partiak, nepotizëm, miqësi, për çka numër i madh i kuadrove me arsim të lartë e lëshuan vendin, duke kërkuar vend pune të denje në pajtueshmëri me profesionin dhe arsimin që e kanë”, tha Biljana Ivanovska, Kryetare e Anti-korrupsionit.
Sllagjata Taseva nga Transparency International, thotë se nga monitorimi i bërë, kanë konstatuar se institucionet në vend fare pak i zbatojnë rekomandimet për pengimin e korrupsionit dhe nepotizmit. Taseva nënvizon se vetëm 43% e rekomandimeve kanë filluar të zbatohen pjesërisht, ndërsa për 53% nuk ka asnjë iniciativë.
“Nuk janë miratuar as ndryshime dhe plotësime të një pjesë të Ligjeve të propozuara siç janë Ligji për nëpunës administrativ, ligji për të punësuarit në sektorin publik, ligji për ndërmarrje publike, për institucione publike e të tjera”, theksoi Sllagjana Taseva, Transarency Intrnational.
Sipas zëvendëskryeministrit për Luftë kundër korrupsionit Lupço Nikollovski, moszbatimi i rekomandimeve anti-korrupsion është si rezultat i bllokimit të punës së Kuvendit.
“Unë pres që të zhbllokohet puna e Kuvendit në nivel të komisioneve edhe seancave plenare. Për shkak se e dini të gjithë sa kohë presim që të miratohet Strategjia nacionale, humbim kohë në zgjidhjen e punëve dhe problemeve teknike, andaj mendoj se vetëdija do të punojë tek të gjithë që ligjet të cilat i kemi të rëndësishme të gjithë të miratohen me prioritet”, pohoi Lupço Nikollovski, ministër.
Nga rekomandimet e dala nga Raporti për “Vlerësimin e ndikimit të Korrupsionit në politikat dhe procedurat për punësim” të bërë nga Transparency International, në sferën e plotësimit të vendeve të punës përmes procedurës për punësim, avancim dhe mobilim të të punësuarve të sektorit publik, 74% të rekomandimeve pjesërisht janë zbatuar ndërsa 23% nuk kanë filluar fare zbatimin. Për rekomandimet për kuadrot profesionit dhe kompetent në administratën publike, ka vetëm 25% implementim të pjesshëm. Për procedurat për zgjedhjet dhe emërimet e drejtorëve dhe anëtarëve të bordeve udhëheqëse dhe mbikëqyrëse, ka filluar zbatim i pjesshëm i 50 % të rekomandimeve, ndërsa përqindje më të ulët të zbatimit të rekomandimeve ka tek mekanizmat kontrollues, ku vetëm 15% ka zbatim të pjesshëm dhe për 85% nuk është filluar asnjë procedurë zbatimi./alsat
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...