Besimi i ulët në gjyqësor vjen nga mungesa e transparencës së institucioneve gjyqësore, gjë që përbën rrezik potencial për korrupsion. Sipas profesorit Aleksandar Marshavelski nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Zagrebit, duhet punuar për një transparencë më të madhe.
“Mendoj se duhet të zhvillohet transparenca e gjyqësorit. Praktika gjyqësore duhet të jetë e disponueshme për të gjitha gjykatat në vend, sigurisht që e kam fjalën për aktgjykime të publikuara. Edhe publiku mundet ta kontrollojë cilësinë e atyre gjykimeve dhe të jetë në gjendje t’i kritikojë ato. Kur gjykimet janë vetëm ndërmjet dy palëve, atëherë gjithçka mund të ndodhë. Dhe ky është burim i korrupsionit të mundshëm”, tha Aleksandar Marshavelski, profesor universitar nga Zagrebi.
Sipas kreut të Shoqatës së Gjykatësve, gjykatësit suprem, Xhemali Saiti, vetëm me një vendim të keq të gjykatës i rrënohet i gjithë rejtingu në gjyqësor.
“Mendoj se është një ndërthurje e shumë rrethanave, që nga gjykimet e kredibile e deri te perceptimi dhe shumë faktorë të tjerë që e formojnë imazhin e besimit në gjyqësor. Ne punojmë shumë dhe tani e shihni që po mundohemi t’i prezantojmë pikëpamjet tona përmes mediave, për t’u afruar me qytetarët. Kemi krijuar Këshill Gjyqësor-Medial, i cili ka dhënë rezultate, por padyshim që duhet shumë punë”, deklaroi Xhemali Saiti, Kryetar i Shoqatës së Gjykatësve.
Sipas sondazhit të Eurothink-ut, besimi i qytetarëve në gjyqësor është vetëm 8 për qind dhe që të rikthehet, qytetarët duhet të shohin se si funksionon sistemi. Sipas të dhënave të Këshillit Gjyqësor, në gjykata janë rreth 100 mijë çështje të pazgjidhura./Alsat.mk
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...