Koronavirusi, nuk ka raste të reja të të prekurve

16:34 | 28 Shkurt 2020
Arbresh.info

Nuk ka raste të reja me Korona Virus në vend.

Për momentin rasti i vetëm i konfirmuar mbetet gruaja e cila u diagnostikua dy ditë më parë. Ndërkaq priten rezultatet e një burri nga Strumica i cili më 22 shkurt ka mbërritur në Maqedoni nga Italia Veriore. Për momentin në izolim shtëpiak qëndrojnë 12 personat të cilët kanë qenë në furgon me të prekurën si dhe disa familjarë të tyre. Izolim i detyrueshëm shtëpiak i u është shqiptuar edhe dy shtetasve bullgarë të cilët qëndrojnë në Maqedoni me punë. Ata në periudhën kritike kanë qëndruar në Itali por kanë thënë se nuk kanë pasur kontakt me persona të infektuar.

“Janë intervistuar nga ana e epidemiologëve dhe i u është këshilluar të qëndrojnë në shtëpi dhe u janë dhënë kontakte ku mund të lajmërohen në rast të paraqitjes së simptomave”– deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë

Ndërkohë Qeveria ka miratuar vendim që të anulohen të gjithë mbledhjet masive si masë për parandalimin e përhapjes së virusit Korona.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Rekomandimi i Qeverisë ka të bëjë me mbledhjet më të mëdha publike të cilat planifikohen këtë periudhë, siç janë karnavali i Strumicës, ai “Proçka” dhe të ngjashme. Qeveria rekomandon që organizatorët e ngjarjeve sportive, deri më 6 mars të mbahen pa prezencën e publikut. Të njejtin rekomandim Qeveria e dedikon edhe për manifestimet e tjera më të mëdha argëtuese kulturore– shkencore”.

Numri i të prekurve nga Covid 19 ka arritur në rreth 82,000. OBSH ka konfirmuar raste të reja edhe në katër shtet të tjera të Evropës edhe atë në Estoni, Danimarkë, Holandë dhe Lituani. Pos këtyre shteteve edhe Nigeria ka konfirmuar rastin e parë. Numri i përgjithshëm i rasteve në rajonin e Evropës ka arritur 774, ku 650 prej të cilëve janë në Itali.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme