Deri tani në Maqedoninë e Veriut nuk ka asnjë rast të verifikuar me koronavirus apo kovid 19. Rezultatet e dyshimit se një person i cili erdhi nga Dubai është i prekur me korona, doli të jetë negativ.
Masat e shtuara nëpër pikat kufitare dhe në aeroporte do të mbeten në fuqi për shkak të rritjes së numrit të të prekurve nga koronavirusi në vende të ndryshme të botës, por edhe për shkak të paraqitjes së rasteve të para në vendet e rajonit. Gjatë ditës u regjistrua rasti i parë me koronavirus në Kroaci e me koronavirus është infektuar edhe ministri i Shëndetësisë së Iranit.
Ministri ynë i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se kemi kapacitete për tu përballur me koronavirusin.
“Rastin e dytë që e testuam nga koronavirusi është negativ. Bëhet fjalë për udhëtarin që erdhi nga Dubai ku kishte qëndruar gjashtë ditë. Bëhet fjalë për influencë të tipit B. Në seancën e sotme të qeverisë janë sjellë më shumë konkluzione dhe obligime ndaj Ministrisë së Shëndetësisë, që janë ndërmarrë nga takimi i djeshëm që u realizua në Qendrën për menaxhim me kriza”, theksoi Filipçe.
Por a po rrezikohet Maqedonia nga ky virus vdekjeprurës? Epidemiologia Lulzime Bajrami, nga Qendra për Shëndet Publik, Shkup, tha se nuk ka hapësirë për panik tek qytetarët. Shkalla e vdekshmërisë nga ky virus është tepër e ulët dhe Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë masat e duhura, deklaroi ajo në TV21.
“E vetmja masë preventive është që ata që vijnë nga vendet me rrezik të lartë duhet të bëjnë kujdes, a kanë pasur atje kontakte dhe me kontaktet e njerëzve që do të vijnë këtu. Të mos pështyjnë vend e pa vend, sepse përhapja e virusit bëhet me anë të spërklave dhe të mos teshtitin pa mbrojtje. Të lajnë duart. Higjiena personale është mjaft e rëndësishme dhe nuk ka vend për panik për momentin. Lus të gjithë qytetarët dhe ju bëj apel që nuk ka vend për panik për momentin sepse ne nuk jemi të prekur ende dhe nuk jemi aq afër vatrave të infeksionit me koronavirus”, potencoi Lulzime Bajrami, epidemiologe.
Frika nga virusi korona ka detyruar Qeverinë që të anulojë të gjitha udhëtimet dhe ekskursionet e shkollave dhe të universiteteve për në Itali ku numri i të prekurve nga Covid19 po rritet me shpejtësi të madhe. Në mbledhjen e fundit Qeveria obligoi Ministrinë e Shëndetësisë që urgjentisht të sigurojë sasi të konsiderueshme të maskave, dorezave, mjeteve dezinfektuese dhe veshjeve mbrojtëse për institucionet e sistemit për menaxhimin e integruar të kufijve me qëllim mbrojtjen e personelit si dhe të sigurojë mjete dezinfektuese dhe sapunë për shkollat dhe çerdhet e vendit.
Deri tani janë shënuar mbi 80 mijë raste të prekur nga ky virus anë e mbanë botës e 2700 kanë ndërruar jetë po nga i njëjti.
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...