Gjendja me virusin Korona edhe në Maqedoni tregon se bëhet fjalë për situatë senzitive, megjithatë larg asaj që të krijojmë panik dhe frikë tek qytetarët.
Si ministri e Arsimit dhe Shkencës nga afër po e ndjekim situatën dhe në mënyrë institucionale në bashkëpunim me institucionet tjera, edhe po veprojmë.
Kështu në Alsat-M ka thënë ministri Arsimit, Arbër Ademi, ndërsa ka komentuar situatën me qytetaren e Shkupit të infektuar tashmë me virusin Korona e që është izoluar në Klinikën infektive në Shkup.
“Gjatë ditës së djeshme deri vonë kemi punuar dhe dërguam shkresë për hapat që duhet ti ndërmarrin të gjitha shkollat dhe institucionet tjera arsimore dhe të na kthejnë informata nëse ka ndonjë nxënës apo studentë që ka vizituar, apo edhe ndonjë i afërm i tyre, vendet që janë të prekur me virusin Korona. Kemi kërkuar të ngrenë edhe nivelin e higjienës në të gjitha shkollat. Me bllok-dotacionet që çdo vit i ndan MASH-i, shkollat kanë të holla të mjaftueshme të mirëmbajnë higjienën. Është detyrë e shkollave, por edhe e pushtetit lokal të mbajnë nivelin e pastërtisë dhe ti përmbahen rekomandimeve”, ka thënë Ademi, ndërsa ka siguruar se MASH-i është në kontakt të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe MPB në përcjelljen e gjendjes me virusin Korona.
Në pyetjen nëse është i mundshëm anulimi i mësimit për shkak të virusit, Ademi tha se varësisht nga rrethanat, do të merren edhe vendimet konkrete.
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan