Më 3 qershor Komisioni Evropian do ta publikojë kornizën e negociatave me të cilën definohet struktura dhe rrjedhja e kushteve kyçe që duhet të pranohen, por edhe procedurat për zbatim të negociatave. Zv/kryeministri Osmani tha se negociata mbeten të hapura deri në momentin e harmonizimit të tekstit të marrëveshjes. Në vjeshtë duhet të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare që në fakt do të thotë fillim të procesit të negociatave.
“Ne do ta mbanim konferencën e parë ndërqeveritare gjatë kryesisë së Gjermanisë që është shumë e volitshme për ne edhe krahas sfidave se Gjermania njëkohësisht do të negociojë për buxhetin, për pasojat e pandemisë dhe për Brexitin, megjithatë Gjermania është përkrahës i fortë për zgjerim dhe është rrethana e mirë që Konferenca e parë ndërqeveritare mbahet gjatë kryesisë së Gjermanisë, që sipas pritjeve duhet të ndodhë diku në shtator apo dhjetor”, tha Bujar Osmani, Zv/kryeministër për çështje evropiane.
Në lidhje me paralajmërimet se Bullgaria mund ta bllokojë procesin e negociatave Osmani tha se ne duhet të sillemi në mënyrë të mençur për t’i tejkaluar këto çështje. Ai theksoi se Marrëveshja me Bullgari është kornizë e mirë për zgjidhjen e problemeve.
“Unë pres që këtë periudhë ta shfrytëzojmë që të bisedojmë dhe të angazhohemi që të arrijmë marrëveshje në kuadër të Marrëveshjes për marrëdhënie të mira fqinjësore që e kemi arritur. Për shkak se ky është roli i Marrëveshjes për marrëdhënie të mira fqinjësore, të krijohet platformë për zgjidhjen e të gjitha problemeve përmes komisioneve dhe organeve të ndryshme dhe pres që ta tejkalojmë me kohë”, tha Bujar Osmani, Zv/kryeministër për çështje evropiane.
Në lidhje me këtë çështje reaguan nga Këshilli i ambasadorëve prej ku thanë:
Këshill i Ambasadorëve:
Këshilli i ambasadorëve është i bindur se e kaluara na mësoi se duhet të shohim drejtë së ardhmes, pa kushtëzime, por me përkrahje të hapur siç është angazhimi i përbashkët në Marrëveshjen dhe deklaratat e ndershme se duhet t’i fillojmë negociatat për anëtarësim të plotfuqishëm në BE.
Bullgaria e kërcënoi Maqedoninë se nëse Maqedonia do që t’i vazhdojë negociatat për integrim me BE, do të duhet të harrojë se ekziston minoriteti maqedonas në Bullgari si dhe gjuha maqedonase, ndërsa të përdorë fjalën – gjuha zyrtare e Maqedonisë së Veriut.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...