Kopshti Zoologjik i Shkupit u hap pas dy muaj e gjysmë

18:11 | 26 Maj 2020
Arditë Shkodra

Kopshti Zoologjik i Shkupit i hapi dyert për vizitorët e parë pas dy muaj e gjysmë mospunë për shkak të epidemisë së coronavirusit.

Vizitorët gjatë hyrjes në kopshtin zoologjik duhet të mbajnë maska apo fasuletë dhe të mbajnë largësinë trupore të nevojshme, njofton telegrafi maqedoni

Gjithashtu ndalohet rreptësisht afrimi te kafshët dhe poashtu nuk duhet të përdoret pjesët ku luajnë fëmijët.

Nga kopshti zoologjik informojnë se numri i vizitorëve do të jetë i kufizuar, që në një moment të caktuar të mos krijohet turmë e madhe nëpër kopsht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme