Ambasadori i Holandës në Maqedoninë e Veriut, Dirk Jan Kop, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se idenë për Zonën Ekonomike Evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor, nuk e sheh si alternativë të integrimit të vendeve të rajonit në familjen evropiane, por përkundrazi si përgatitje për plotësimin e kritereve për integrim.
“Kjo është ide, e cila doli nga një think tank (- hulumtim) në Bruksel, Iniciativa Evropiane për Stabilitet. Nuk është program zyrtar në cilindo prej kryeqyteteve të BE-së. Por, po, ky proces tashmë po zhvillohet dhe nuk është alternativë, por është përgatitje për BE. Quhet Proces i Berlinit, CEFTA-Marrëveshje për Tregti e Evropës Qendrore, ku anëtare janë edhe vendet e Ballkanit etj”.
“Integrimi evropian dhe ky integrim dhe bashkëpunim tregtar midis këtyre vendeve, do t’i bëjë më të përgatitura (vendet) për të hyrë në Bashkimin Evropian. E di që ka biseda për të. Por, unë këtë nuk e shoh si alternativë, po si përgatitje”, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, ambasadori holandez në Shkup, Dirk Jan Kop.
Ai thekson se ajo çfarë ndodhi në samitin e fundit të BE-së, me mos- caktimin e datës për fillimin e bisedimeve për integrimin e Maqedonisë së Veriut në familjen evropiane është dëshpëruese, megjithatë shton se këtë nuk duhet parë si dramë, por si porosi se të gjitha institucionet dhe organet kompetente që të fokusohen në realizmin reformave si rruga e vetme që përafron Maqedoninë e Veriut me Brukselin.
“Porosia e rëndësishme në këtë moment është: vazhdoni. Vazhdoni me reformat. Vazhdoni ta çoni vendin më afër atij momenti kur do të mund t’i filloni bisedimet dhe sa më shumë të bëni tani, më pak do të duhet të bëni kur do të fillojnë bisedimet. Starti i bisedimeve do të jetë vetëm fillimi i procesit të gjatë, për të cilin do të nevojiten shumë vjet. Kështu që unë do të them: mos u dëshpëroni, do të ndodhë. ndërkohë, vazhdoni me reformat” ka theksuar ambasadori i Holanës në Shkup Dirk Jan Kop.
Ndërkoh Ardita Abazi nga Instituti për politika Evropiane për Radion Evropa e Lirë thotë se Ligji për punën e Prokurorisë mbetet në krye të obligimeve për Maqedoninë e Veriut në rrugëtimin drejt integrimit në familjen evropiane.
“Çështja, e cila mbeti e hapur në vlerësimet që kanë të bëjnë me progresin e Maqedonisë së Veriut është ligji për punën e Prokurorisë, dhe në fakt disa shtete anëtare, siç është dhe Holanda, do t’i rikthehet rishqyrtimit të kësaj çështjeje për të parë nëse ka hap konkret rreth arritjes së miratimit të këtij ligji”, thotë Ardita Abazi.
Ambasadori i Holandës në Shkup thekson se nga Franca akoma nuk kanë marrë propozime konkrete rreth kërkesës së tyre për reformimin e procesit të zgjerimit.
Por, Gjorgji Filipov, ish-diplomat thotë se do të ketë kosto të lartë për Maqedoninë e Veriut si shtet, mos-definimi apo precizimi i idesë franceze për reformimin e procesit të zgjerimit pasi tani me BREXIT-in Franca merr një rol dominues në BE.
“Përderisa në tavolinë të mos gjendet një propozim konkret se si e sheh Franca të ardhmen e vendeve të Ballkanit, mendoj se vështirësohet në masë të madhe ndjekja e udhërrëfyesit për integrimin e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian”, thekson Filipov./rel/
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...