Gjobë prej 375 euro dhe ndalesë vozitjeje prej një viti. Këto janë gjobat, por edhe humbjet e parikuperueshme- jetët e njerëzve. Edhe krahas kësaj, i lartë është numri i vozitësve që ngasin nën ndikim të alkoolit. Policia gjatë natës së kaluar kreu kontrolle të rrepta në rrugën e shtetit duke gjobitur 176 vozitës, të cilët kanë qenë nën ndikimin e alkoolit. Numri më i lartë i vozitësve nën ndikim të alkoolit është në Shkup, Manastir, Shtip dhe Ohër. Nga Këshilli republikan për siguri në trafikun rrugor thonë se kontrollet e rrepta nga MPB janë të domosdoshme, por edhe ngritja e vetëdijes publike.
Duket se disa pjesëmarrës në trafik nuk i shqetëson fakti që çdo dit në Maqedoni humbin jetën nga 120 deri në 130 persona ndërsa rreth 6000 persona lëndohen apo kanë invaliditet të përhershëm, si pasojë e aksidenteve në trafik – deklaroi Dejan Andonoviq- zëdhënës i KRSTR.
Nga këshilli vlerësojnë se në disa situata duhet të dënohet, në disa të tjera mund të paralajmërohet dhe të tërhiqet vërejtja, por thonë se për disa nga shkeljet e trafikut nuk duhet të ketë tolerancë.
Ngasja nën ndikimin e alkoolit, ngasja me tejkalim të shpejtësisë, ku jemi dëshmitarë çdo ditë në qytete dhe jashtë qyteteve dhe mosbindja ndaj sinjaleve të trafikut ose kalimi në të kuqe, thënë thjesht. Këtu nuk duhet të ketë asnjë tolerancë dhe nuk ka asnjë tolerancë – tha Dejan Andonoviq – zëdhënës i KRSTR.
Megjithatë, në vitin 2020 u regjistrua numri më i ulët i viktimave në aksidente trafiku në dekadën e kaluar, dhe numri vazhdoi të bjerë këtë vit. Kjo tendencë mund të jetë për shkak të kufizimeve të lëvizjes për shkak të pandemisë. Nga ana tjetër, autoritetet besojnë se kontribuojnë edhe fushatat parandaluese.Tetova sot/
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...