Google ADS

Kontejnerë të posaçëm për hedhjen e mbetjeve organike të kurbaneve në Shkup

13:12 | 30 Korrik 2020
A. B.

Edhe këtë vit Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale – Shkup” në të gjitha komunat e Shkupit ku festohet festa e Kurban Bajrami, në periudhën 30.07 – 01.08.2020, do të vendosë kontejnerë të posaçëm në të cilët qytetarët mund ta hedhin mbetjen organike nga kurbanët.

“Në këtë periudhë kur të gjithë bashkë luftojmë me pandeminë e virusit Kovid-19, hedhja e pakontrolluar e mbetjes organike mund të shkaktojë pasoja të shumta mbi mjedisin jetësor dhe shëndetin e qytetarëve. Vitin e kaluar, NP Higjiena Komunale-Shkup, për herë të parë vendosi enë të posaçme ku besimtarët e hodhën mbetjen organike gjatë festës së Kurban Bajramit dhe ishim shumë të kënaqur me rezultatet nga ky aksion, ku ndjeshëm u zvogëlua hedhja e mbetjes organike në sipërfaqe publike”.

“Për këto arsye, vendosëm që edhe këtë vit të vendosim 17 enë të tilla në më shumë lokalitete në komunat Çair, Butel, Gazi Babë, Shuto Orizare dhe Saraj, që ekipet tona të munden me kohë ta ngrenë dhe ta transportojnë këtë lloj të mbetjes, për të shmangur përhapjen eventuale të sëmundjeve ngjitëse dhe kundërmimin e pakëndshëm”, deklaroi Abdusamed Shabani, drejtor i N.P. Higjiena Komunale.

Lista e lokaliteteve ku do të vendosen enët për hedhjen e mbetjeve organike:

1. Shuto Orizare – 3 Kontejnerë (stacioni i fundit i autobusit nr.19, Marketi Harbin, në afërsi të nënkalimit)
2. Butel – 2 Kontejnerë (në afërsi të xhamisë Fetah Efendi, Xhamia Bedër- Butel 1)
3. Gazi Babë – 2 Kontejnerë (Xhamia Hasanbneg, Stadiumi Gazi Babë)
4. Çair – 4 Kontejnerë (ish-lokaliteti i NPHKSH, në afërsi të restorantit FA-FA, Xhamia e Re në Çair, në afërsi të Teqes në Dyqangjik)
5. Saraj – 5 Kontejnerë (Komuna e vjetër -Saraj, Medreseja Isa Beu – Kondovë, f. Sfillare afër varrezave, Nerezi i Poshtëm)
6. Ish-selia e Myftinisë së Shkupit- Kalaja

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme