Të mërkurën në Mal të Zi është konstituuar përbërja e re e kuvendit në të cilin shumicën do ta kenë tre koalicionet:
“Për ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zeza mbi të bardhë”, të drejtuara nga Zdravko Krivokapiq, Aleksa Beçiq dhe Dritan Abazoviq.
Seanca konstituive filloi me intonimin e himnit kombëtar, dhe në këtë ceremoni nuk morën pjesë disa anëtarë të Frontit Demokratik, megjithatë, udhëheqësi i listës “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, Zdravko Krivokapiq, me deputetët dhe mysafirë të tjerë të pranishëm respektuan himnin kombëtar.
Në seancë nuk mori pjesë presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, shkruan Radio Evropa e Lirë përcjell Klan Kosova.
Pas verifikimit të mandateve të deputetëve të përbërjes së re të kuvendit, kryesuesi, Miodrag Lekiq tha ndër të tjera, se për herë të parë ka pasur një ndryshim të qeverisë dhe transferim paqësor të pushtetit.
Ai tha se nuk do të ketë asnjë revanshizëm në lidhje me qeverinë e mëparshme dhe këmbënguli në dinjitetin dhe pavarësinë e kuvendit si institucion.
“Qeveria e re nuk duhet të mbështesë legjitimitetin e saj në mohimin e gjithçkaje që është bërë më parë. Si rezultat, kjo duhet të pranohet. Gjërat negative, dhe kam frikë se kishte më shumë, kërkojnë një ndërprerje radikale. Pra, nuk do të ketë revanshizëm, por do të ketë realizime të kapitujve 23 dhe 24 (kapitujt i referohen shtetit të së drejtës)”.
Shumica parlamentare përbëhet nga tre koalicione: “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” i udhëhequr nga Zdravko Krivokapiq, që fitoi 27 vende, koalicioni “Paqja është kombi ynë” i udhëhequr nga Aleksa Beçiq, me dhjetë vende dhe koalicioni “E zeza mbi të bardhë” i udhëhequr Lëvizja qytetare, Dritan Abazoviq me katër vende.
Partia Demokratike e Socialistëve, e presidentit Millo Gjukanoviq, ka fituar 30 vende në përbërjen e re të parlamentit.
Partia Boshnjake dhe Social-Demokratët fituan nga tri vende secila, Partia Socialdemokrate dy, dhe nga një vend në parlament e kanë fituar: Lista Shqiptare “Nik Gjeloshaj-Genci Nimanbegu” dhe koalicioni “Bashkë një za”.
Seancës konstituive të Kuvendit i parapriu një përpjekje për të arritur një marrëveshje midis përfaqësuesve të tre koalicioneve dhe drejtuesve të subjekteve politike të shumicës së re parlamentare, mbi mandatarin dhe përbërjen e qeverisë dhe ndarjen e ministrive.
Negociatat që u zhvilluan më 22 shtator, në manastirin e Ostrogut me ndërmjetësimin e Peshkopit të Kishës Ortodokse Serbe, Amfilohije, sipas pretendimeve të disa pjesëmarrësve, përfunduan pa rezultat.
Më parë krerët e tre koalicioneve fituese të zgjedhjeve kanë bërë publike parimet për formimin e Qeverisë së ardhshme të Malit të Zi.
Liderët e tri subjekteve politike të koalicionit opozitar kanë thënë se qeverisja e tyre do të përfshijë edhe bashkëpunimin me aleancën e NATO-s, mosvënien në diskutim të njohjes së Kosovës dhe se do të përjashtojnë mundësinë e ndryshimit të simboleve shtetërore të Malit të Zi.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...