Konsenzusi për emrin, Bilalli: Bazë serioze për marrëveshje definitive

16:45 | 19 Maj 2018
A. B.

Paralajmërimet se Maqedonia dhe Greqia kanë opsion i cili për të dyja palët mund të jetë i pranueshëm e që publikisht e deklaroi vetë kryeministri Zoran Zaev mund të jetë një mundësi reale për ta përmbyllur definitivisht kontestin disadekadësh midis dy vendeve vlerson profesori universitarë, Mersel Bilalli.

Nëse do të nënshkruhej marrëveshja reflekset do të jenë menjëhershme duke i hapur vendit rrugën euoatlantike nënvizon Bilalli.

“Mendoj se është fjala për një version i cili është prodhim i presionit të fuqishëm relevant ndërkombëtarë dhe parimisht është i balancuar dhe i ekuilibruar sa u përket interesave dhe realiteteve politike në Maqedoni dhe Greqi. Shpresoj se do të jetë një bazë serioze e shqyrtimit në institucionet tjera kompetente dhe ka mundësi reale të kemi një version përfundimtarë të marrveshjes definitive e cila do ta hapte rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe NATO” – tha profesori universitarë, Mersel Bilalli.

Pas konsenzusit te arritur midis palëve radhën e kanë detajet për të cilat patjetër duhet të merren vesh thotë ish-diplomati Nano Ruzhin.

“Me gjetjen zgjidhjes së pranueshme për dy palët praktikisht është mbyllur një fazë të cilën që në fillim askush nuk e ka menduar si problem serioz por që sot ka degjeneruar e cila na sjell në një përfundim se maqedonia në të kaluarën nuk kishte lider të mëdhenjë vizionarë që këtë çështje ta zgjidhin që në të 90-tat. Pas arritjes të një shkalle të caktuar të besimit derisa rrjedhin negociatat tani vie edhe faza përfundimtare, njëlloj si në futboll po luhet vazhdimi i lojës nga ato dy herë ga 15 minuta” – u shpreh ish-diplomati, Nano Ruzhin.

Bashkebiseduesit  besojnë se implementimi i marrëveshjes nuk do të hasë në pengesë, por dhe shkathtësi nëse dy vendet arrijnë ta shmangin  referendumin./MTV2

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme