Të zgjidhet mosmarrëveshja bilaterale mes Sofjes dhe Shkupit në mënyrë që Maqedonia e Veriut të fillojë negociatat me Bashkimin Evropian deri në fund të vitit.
Një kërkesë të tillë kongresmenët e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së i bënë ambasadorit bullgar në Uashington.
“Shpresojmë se do të lini mënjanë dallimet dhe do të mbështesni integrimin e plotë politik të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, thuhet në letrën e grupit dypartiak të Kongresit drejtuar ambasadorit Tihomir Stojçev.
Pavarësisht se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kanë plotësuar kushtet për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, thuhet në letër, mosmarrëveshja mes vendit tuaj dhe Maqedonisë së Veriut mbetet, gjë që e pengon Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të fillojnë ato bisedime. Sipas tyre, vonesa e mëtejshme e përparimit të Shkupit dhe Tiranës drejt BE-së do të vërë në dyshim përpjekjet e liderëve perëndimorë dhe do t’i hapë dyert ndikimit politik antiperëndimor në rajon, veçanërisht nga Kina dhe Rusia.
“Ne besojmë se anëtarësimi eventual i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE është vendimtar për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për të gjithë komunitetin transatlantik”, thuhet në letrën e kongresmenëve amerikanë.
Ish-lideri skocez: Elon Musk është një nga njerëzit më të rr...
Kurti mbledh ministrat
Pacolli uron një të premte të këndshme nga Dubai
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministrja Nagavci sot përuron çerdhen në fshatin Milloshevë ...
Kvaratskhelia i ka thënë tashmë Liverpoolit dhe Chelseat se ...