Kosova është jashtëzakonisht e rëndësishme për stabilitetin, jo vetëm të Serbisë, por edhe të rajonit dhe ky problem ka potencial të madh për të penguar Serbinë që të shkojë përpara. Kështu është shprehur kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila konsideron se Serbia duhet të gjejë forcë në vetvete për të krijuar paqe dhe stabilitet në Kosovë, raporton FoNet.
Mirëpo sipas saj këtu Serbia është e vetmuar, meqë “vetëm ajo po përpiqet dhe që në këtë moment ka interes për një paqe dhe stabilitet tjetërfare” ka thënë ajo.
“Konflikti i ngrirë do të mund të mbetej edhe me dekada të tjera, por kjo nuk do të ishte mirë për Serbinë, prandaj iniciativa e presidentit (Aleksandar Vuçiq) për dialog të brendshëm është hap i guximshëm”, shtoi ajo.
Por, sipas saj, pala tjetër nuk tregon fare gatishmëri për arritje kompromisi.
“Më vjen keq që Bashkimi Europian nuk ka më shumë forcë insistuese që Marrëveshja e Brukselit të zbatohet, meqë BE ishte garantuese e kësaj marrëveshjeje dhe do të duhej që punë e parë e tij të jetë zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe”, konsideron Bërnabiq.
Sipas saj nuk më duket se as Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë gatishmëri për çfarëdo zgjidhjeje fleksibile dhe prandaj sikur janë për konflikt të ngrirë. Megjithatë, ajo shprehet e bindur se Kosova nuk mund të ndalë rrugën europiane të Serbisë.
Komisioni Europian, përkatësisht BE-ja, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës , ato janë neutrale sa i përket statusit dhe janë të detyruar të jenë ashtu sepse pesë vende nuk e pranojnë, as do ta pranojnë pavarësinë e Kosovës, ka thënë ajo.
Presin prej nesh normalizimin e marrëdhënieve, nuk duan të importojnë konflikte në BE, ndërsa normalizim mund të ketë kuptim gjithfarësh. Unë mendoj se në radhë të parë në interes të Serbisë, jo për shkak të BE-së, por në interes të Serbisë që përfundimisht të gjendet zgjidhja përfundimtare e qëndrueshme, citon FoNeti kryeministren e Serbisë, transmeton Koha.net.
Bërnabiq ka thënë se nëse deri më 20 prill Kosova nuk bën gjë për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, serbët e Kosovës do të jenë të detyruar që këtë punë ta kryejnë vetë.
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person