Pistoletë, plumba, bomba, mina, granata dhe marihuanë janë mjetet që policia para dy ditëve i ka gjetur në shtëpinë e 52-vjeçarit nga Bërvenica e Tetovës.
Policia njofton se SPB Tetovë ka ngritur padi penale kundër Gj.S, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “tregti të paligjshme me lëndë narkotike” dhe “armëmbajtje pa leje”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Më 11 korrik 2018 në periudhën prej 16:50 deri 21:20 nga ana e zyrtarëve policorë është kryer kontroll në shtëpinë e të paditurit dhe janë gjetur dhe konfiskuar pistoletë e kalibrit 7.65 mm, 32 plumba për pistoletë, minë M-60, bomba M-75, granata dhe një mbushës për granata, si dhe 21.31 gram marihuanë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës
Zbulohen dy objektivat e Real Madridit për stinorin e ri