Të shtunën në aerportin e Shkupit janë konfiskuar rreth 1 milion euro të falsifikuara.
Policia i ka arrestuar dy shtetas të Kamerunit.
Siç raporton Alsat-M, paratë janë zbuluar në bagazhet e të dyshuarve.
Lidhur me aksion policor të zhvilluar detaje ka dhënë Suzana Pranjiq.
“Te T.P.F. janë gjetur 2.591 copa letre të prera në të cilat nga të dy anët është shtypur pjesë e dizajnit të bankënotave prej 50 EU, 2.363 copa letre me pjesë të shtypur të dizajnit të bankënotave prej 100 euro, 463 copa me pjesë të dizajnit të bankënotave prej 200 euro, 213 me dizajn të bankënotave 500 euro, 2 copa letre të prera në të cilat njëra anë është shtypur me më shumë ngjyra, pjesë të dizajnit të bankënotave prej 50 euro, 78 copa letre të prera pa asnjë lloj shenje, si dhe dy shishe me lëndë të UV-llambës”.
“Tek i dyshuari i dytë janë gjetur 2.072 copa letre të prera me prapavijë të zezë në të cilat tek të dy anët janë shtypur pjesë të dizajnit të bankënotës prej 50 eurove, 1.321 copa të tilla me pjesë të shtypur të dizajnit të bankënotës prej 100 euro, 247 copa me të bankënotës 200 euro, 104 me dizajnë të bankënotës 500 euro, një letërnjoftim francez si dhe një dokument udhëtimi të Kamerunit”.
Mjetet e sekuestruara i janë dorëzuar Bankës Popullore dhe Sektorit për hetime teknike-kriminalistike, të cilët kanë konstatuar se ekzemplarët janë imitime të bankënotave euro me vlerë 50-100-200 dhe 500 euro të punuara me pajisje profesionale.
Pas dyshimeve se këto bankënota të falsifikuara është dashur të lëshohen në treg në vendin tonë, Prokuroria e Shkupit ka ngritur padi penale për dy shtetasit e Kamerunit.
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...