Klinika për sëmundje infektive “Dr. Fran Mihaljeviç” në Zagreb, të shtunën konfirmoi edhe një rast të një personi të prekur nga koronavirusi, duke e çuar kështu në 12 numrin e rasteve të të infektuarve me virusin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Rasti i fundit ka qenë kontakt i ngushtë i një pacienti tjetër me COVID-19 në Varazhdin, theksoi në një deklaratë të jashtëzakonshme Selia e Mbrojtjes Civile e Republikës së Kroacisë.
I zbuluar për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor, virusi, i njohur zyrtarisht si COVID-19, është përhapur në më shumë se 80 vende.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), virusi ka marrë jetën e rreth 3.500 njerëzve globalisht, ndërsa ka infektuar 100 mijë vetë.
OBSH, e cila shpalli epideminë si një emergjencë ndërkombëtare shëndetësore, së fundmi përditësoi nivelin e rrezikut global në “shumë të lartë”.
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb