Në incidentin e armatosur të ndodhur mbrëmë në Reçicë të Vogël, është vrarë N.R, nga Kumanova.
Sipas agjencisë së lajmeve AIM, i vrari ishte anëtarë i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Kumanovë.
Gjithashtu, Sektori për punë të brendshme (SPB) në Tetovë ka konfirmuar se numri i të arrestuarve, si të dyshimtë për përfshirje në këtë incident, ka shkuar në katër persona.
Ndër të lënduarit thuhet të jetë edhe S.R, vëllai i tashmë të ndjerit N.R. Spitali Klinik i Tetovës ka raportuar se kanë pranuar dy persona me plagë me armë zjarri, njëri nga të cilët ka vdekur.
Pritet që MPB-ja të del me njoftim zyrtar për incidentin e mbrëmshëm. /Telegrafi
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...