Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se nga gjithsej tetë pacientët e testuar gjatë pasdites së sotme, tre kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Bëhet fjalë për tre familjarë të çiftit tashmë të infektuar nga Dibra. Numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi korona në vend tashmë ka shkuar në 7.
“Pacientët pozitivë, nga e premtja, 6 marsi, kanë qenë në izolim shtëpiak, që nga sonte ata do të trajtohen në spital pranë Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe Febrile në Shkup”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan Alsat-M.
Gjatë ditës së sotme gjithashtu u konfirmua rasti i katërt me virusin korona në vend, respektivisht infektimi i drejtoresha e Klinikës për sëmundje të lëkurës.
Për shkak të saj 193 persona të tjerë vendosen në izolim shtëpiak, 103 prej të cilëve pjesëmarrës në një konferencë të mjekëve dermatologë ku ishte prezent drejtoresha. Ajo së fundmi ishte kthyer nga Italia dhe për pesë ditë ka vazhduar punën në Klinikë.
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...