Ndarja e përvojave midis vendeve të rajonit nga sfera e kadastrës dhe infrastrukturës së të dhënave hapësinore për vendosjen e kadastrës funksionale që duhet ta garantojë pronësinë, zhvillimin e tregut të patundshmërive, rritjen e numrit të transaksioneve dhe ta përmirësojë planifikimin urbanistik dhe zhvillimin e infrastrukturës dhe mjedisit jetësor është qëllimi i Konferencës së dhjetë rajonale për kadastër dhe infrastrukturë të të dhënave hapësinore që sot dhe nesër mbahet në Shkup.
Në konferencë në temë “Roli i agjencive kombëtare për hartografi dhe kadastër, sektori privat gjeodezik, si dhe universitetet në procesin e menaxhimit me informacionet gjeo-hapësinore” marrin pjesë kadastrat nga Sllovenia, Kroacia, BeH-ja, Mali i Zi, Serbia, Kosova, Shqipëria, Bullgaria dhe Maqedonia, si dhe odat e firmave private gjeodezike nga vendet e Ballkanit.
“Ndarja e përvojave midis vendeve të rajonit nga sfera e kadastrës dhe infrastrukturës së të dhënave hapësinore duhet të rezultojë me vendosjen e kadastrës funksionale që duhet ta garantojë pronësi, zhvillim të tregut të patundshmërive, rritje të numrit të transaksioneve dhe përmirësim të planifikimin urbanistik, si dhe të mundësojë zhvillim të infrastrukturës dhe mjedisit jetësor me qëllim të zhvillimit të qëndrueshëm të shoqërisë në tërësi”, porositi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski në hapjen e konferencës.
Ai theksoi se kadastra ka rëndësi të madhe për mënyrën bashkëkohore të jetesës dhe theksoi se të dhënat e saj shërbejnë për kënaqjen e nevojave të shumta të institucioneve ekonomike, drejtuese, statistikore, tatimore dhe urbanistike.
Potencoi se Qeveria e re ka për qëllim të merret me reforma serioze dhe themelore të kadastrës.
Drejtori i Agjencisë për kadastër të patundshmërive, Sllavçe Tërpeski theksoi se falë bashkëpunimit rajonal të kadastrave në 10 vitet e fundit është siguruar mundësi për mësim nga njëri tjetri, si dhe për ndarjen e njohurive dhe praktikave të mira, vendosje e bashkëpunimit tejkufitar në sferën e këmbimit të të dhënave dhe serviseve nga GNSS-sistemet nacionale dhe pjesëmarrje e përbashkët para organizatave ndërkombëtare dhe bashkësisë së donatorëve.
Drejtori i Drejtorisë federale për punë gjeodezike pronësore-ligjore i BeH-së Zheljko Radojçiq theksoi se të gjitha vendet e rajonit ndajnë një histori të njëjtë në sektorin e administrimit të tokës për çka, siç tha, kanë edhe probleme të ngjashme.
Drejtori i Drejtorisë për patundshmëri i Malit të Zi, Dragan Kovaçeviq, megjithatë, potencoi se Maqedonia ka kadastër më të mirë në rajon dhe më gjerë, për çka, siç tha, të gjitha kadastrat e rajonit i kanë shfrytëzuar përvojat dhe rekomandimet e Maqedonisë që i kanë marrë nga Agjencia për kadastër të patundshmërive të Republikës së Maqedonisë për ta përparuar veprimtarinë e tyre.
Në konferencë të pranishëm janë edhe përfaqësuesit nga kadastra suedeze, holandeze dhe norvegjeze, të cilët në 10 vitet e fundit vazhdimisht e kanë ndihmuar zhvillimin e kadastrave të rajonit.
”Karta e Romës”: ”Albania” fjala më e kërkuar e medias itali...
Mark Zuckerberg konfirmoi: Më shumë se 100 milionë përdorues...
Për çfarë e vë në siklet Sara-Drilonin?
Kosova dhe Shqipëria mbledhje të përbashkët Kuvendi, publiko...
Rina Balaj thumbon Butrint Imerin: Është i mbivlerësuar
Gresa e imiton Drilonin se si e përqafoi Saren për herë të p...