Familja Arifovski nga Shkupi ishte përgatitur të udhëtojë në Bulgari por në dalje të Maqedonisë atyre u është thënë se nuk mundet ta kalojnë kufirin. Nga viti 2010 deri në vitin 2016, në mënyrë të ngjashme më shume se 20 mijë personave u është pamundësuar të dalin nga Maqedonia. 90% e tyre janë romë.
“Në Maqedoni, gjatë periudhës së kaluar, ka diskriminim ndaj Romëve gjatë kalimit në kufi. Kur mundohen të dalin nga shteti ata përballen me diskriminim dhe me tretman jo të njëjtë me kalimtarët e tjerë. Arsyeja për kthimin e tyre mbrapa është për shkak të dyshimit se ata mund të jenë kërkues të azilit”, tha për TV21, Zekir Abdulov.
Organizata joqeveritare KHAM-DELÇEVO ka ngritur 21 procedura gjyqësore kundër Ministrisë për Punë të Brendshme, për diskriminim ndaj Romëve. Drejtori thotë se deri tani gjashtë procedura kanë përfunduar në favor të tyre. Nga organizata tjetër me mision të ngjashëm, Instituti për politikë evropiane, thonë se në dy vitet e fundit diskriminimi është zvogëluar.
“Në dy vitet e fundit, trysnia e komisionit evropian por edhe e anëtarëve të bashkimit evropian ndaj autoriteteve shtetërore është ulur për shkak se kohëve të fundit në praktikë është vërejtur se ky lloj i diskriminimit është zvogëluar”, tha Simona Kacarska.
Pas heqjes së vizave në vitin 2009 nga ana e Bashkimit Evropian për shtetasit e Maqedonisë për të hyrë në zonën Shengen, disa shtete shfaqën shqetësim për shkak të rritjes së numrit të azil-kërkueseve nga ky vend. Në të shumtën e rasteve personat që janë kthyer prapa nga Gjermania, Belgjika dhe nga vendet e tjera, kryesisht kanë qenë të nacionalitetit rom.
Prej atëherë autoritet evropiane kane ushtruar presion kundrejt administratës se Maqedonisë që të bëjë kontroll më të madh ndaj personave që duan të dalin nga vendi të cilët mund të jenë azilkërkues potencialë.
Mospërfshirja në listë për zgjedhje, Aliu: Vendim është i im...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...