Komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë me lagështi, ndërsa në disa vende më të larta ka mbetje të borës nëpër rrugë, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
Reshjet e borës me intensitet të ndryshueshëm janë regjistruar në Kodër të Diellit, në qafat malore të Strazhës dhe në Bukovë, si dhe në Mavrovë dhe Krushevë. Ndërsa në qafën malore Preseka, reshjet janë me shi dhe dëborë.
LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektimin e sinjaleve të vendosura të trafikut dhe vozitje të kujdesshme të automjeteve, veçanërisht në rrugët përmes luginave, lumenjve dhe grykave, ku ka mjegull në mëngjes dhe mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht u referohet pjesëve Katlanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Nga data 15.11.2020, filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars 2021.
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë