Google ADS

Komunat e Maqedonisë do të marrin nga AUV mikroçipet për kafshët shtëpiake

13:39 | 14 Janar 2020
Arbresh.info

Gjithsej 74.260 kafshë shtëpiake janë mikroçipuar deri më 31 dhjetor të vitit 2019. Prej tyre, 71.076 janë qen dhe 3,183 janë mace.

Që të ulet numri i qenve endacak, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) komunave të Maqedonisë do t[u dhurojë mikroçipat për kafshët shtëpiake që mbetën nga aksioni falas. AUV krahas mikroçipave, shqyrton mundësinë të ndajë edhe vauçerë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftoi drejtori i Agjencisë, Zoran Atanasov, do të tentohet të rritet edhe bashkëpunimi me shoqatat për mbrojtjen e kafshëve, posaçërisht në sterilizimin e qenve endacakë.

“Sterilizimi është propozuar me ndryshimet ligjore që për momentin ndodhet në procedurë kuvendare”, thotë Atanasov.

Ai shtoi se me ndryshimet ligjore ndalohet shitja e kafshëve personave të mitur.

Sipas drejtorit të AUV, problemi i qenve endacakë është problem dekadësh dhe nuk mund të zgjidhet për dy, tre vite.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme