Shtabi i Kizës pranë Komunës së Tetovës bëri të ditur se sot deri te Qeveria kanë dërguar disa kërkesa për kufizime të caktuara sa i përket mbrojtjes së qytetarëve nga Kovid-19. Në mesin e kërkesave është ndërprerja e tërësishme e transportit të organizuar të udhëtarëve ndërmjet komunave në rajonin e Pollogut, që kryesisht e bëjnë transportues privat me autobusë dhe furgonë.
“Masa për kufizim dhe ndërprerje të transportit të organizuar të qytetarëve duhet të bëhet sipas shembullit të Komunës së Kumanovës. Kjo do të kontribuonte për minimizimin dhe parandalimin e grumbullimit të qytetarëve
në grupe më të mëdha të cilët qarkullojnë nga një komunë në tjetrën, ndërsa me këtë do të minimizohet rreziku nga rastet e reja të Kovid-19 në këto komuna”, deklaroi sot Teuta Arifi, kryetare e Tetovës dhe udhëheqëse e Shtabit
të Krizës.
Nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut kërkohet model për ndihmë financiare të të punësuarve në NPK Tetovë dhe Njësinë Territoriale Zjarrfikëse, si dhe përfaqësues nga ndërmarrja publike “Pyjet e Maqedonisë” të dalin në terren që të shmangin zjarret në Malin Sharr”Duke e pasur parasysh faktin se ekipet zjarrfikëse nga Tetova nuk kanë qasje deri te këto terrene malore që të reagojnë me kohë në kohë pandemie të Kovid-19, kur njëherësh janë angazhuar me dezinfektim të rrugëve dhe hapësirave publike. Të dyja institucionet punojnë me intensitet të rritur në terren dhe të ardhurat institucionale për mbulimin e rrogave janë ulur dukshëm”, theksoi kryetarja Teuta Arifi.
Sipas informacioneve të fundit, siç informoi Shtabi i Krizës, në rajonin e Tetovës ka gjashtë të sëmurë të rinj nga Kovid-19, me çka numri i përgjithshëm arriti 49 persona. Nga numri i përgjithshëm 20 janë qytetar të komunës së Tetovës, rastet tjera janë nga vendbanimet tjera.
“Në komunën e Tetovës gjithsej janë bërë 400 teste të qytetarëve të cilin i kishin përmbushur kushtet për testim sipas anketës epidemiologjike të Ministrisë së Shëndetësisë”, informoi Arifi.
Deri te Qeveria dhe deri te Ministria e Shëndetësisë, Shtabi i Krizës ka dorëzuar kërkesë që të gjithë mjekëve amë në territorin e komunës së Tetovës t’iu sigurojnë sasi të mjaftueshme të dorezave, maskave dhe mjeteve për dezinfektim.
Në drejtim të parandalimit të virusit korona edhe sot nuk kishte ditë pazari në Tetovë, me çka ishin mbyllur për punë të gjitha tregjet e hapura dhe të mbyllura në territorin e komunës.
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët