Këshilli i Komunës së Tetovës në seancën e sotme të 37-të e miratoi buxhetin për vitin 2021. Komuna do të ketë të hyra prej 1 miliard e 675 milionë e 322 mijë 433 denarë ose 27 milionë e 241 mijë e 15 euro. Shpenzimet janë 1 miliard e 846 milionë e 987 mijë e 702 denarë, ndërsa deficiti do të arrijë në 171 milionë e 665 mijë e 269 denarë.
“Buxheti, përveç rrogave të punonjësve, do të jetë për projekte të infrastrukturës, duke rregulluar gjëra të tjera nga nevojat e qytetarëve. Sektori i Financave do ta mbulojë deficitin me pagesën e taksave nga qytetarët dhe metoda të tjera”, deklaroi Bekim Memeti, Kryetar i Këshillit të Komunës së Tetovës.
Këshilltarët reaguan se merren para nga Qeveria dhe vende të tjera dhe nuk janë parashikuar fonde nga komuna për investime kapitale.
“Kur komuna e Tetovës do të bëjë një rrugë ose një projekt nga fondet e veta. Ky është një tregues që paratë përdoren më së shumti për paga, për shkak të numrit të madh të të punësuarve në Komunë”, tha Arif Selami, këshilltar nga Aleanca për Shqiptarët.
Këshilli i Komunës së Tetovës e miratoi vendimin e Qeverisë për ta marrë shkollën e mesme “Mosha Pijade”, e cila bëhet qendër rajonale për arsimim profesional.
Aeroplani i linjes Hamburg – Prishtinë, bën ulje të detyrues...
Haradinaj organizon pritje për veteranët e UÇK-së
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve për shenjën tu...
Parashikimi i motit për këtë të dielë
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë