Komuna e Ohrit përmes një komunikate për media ka reaguar në lidhje me incidentin e djeshëm në mes këshilltarëve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa.
Nga vetëqeverisja lokale thonë se këshilltarët janë zëri i qytetarëve dhe duhet të punojnë në interes të tyre, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Vetëqeverisja lokale e dënon incidentin e djeshëm në mes këshilltarëve dhe thekson se kjo nuk ju ngjan të zgjedhurve si përfaqësues të qytetarëve. Këshilltarët janë zëri i qytetarëve, ndërsa Këshilli si organ më i lartë përfaqësues, duhet të punojë në interes të qytetarëve dhe zgjidhjen e problemeve të tyre”.
“Theksojmë se sjellje të tilla janë incidente të izoluara dhe nuk do të përsëriten në të ardhmen. Ftojmë të gjithë këshilltarët të sillen në frymën e demokracisë dhe respektimin e dallimeve ndryshe”, thuhet në reagimin e Komunës së Ohrit.
Ndryshe, dje Lëvizja Besa njoftoi se këshilltari i tyre Xhemal Mena është sulmuar fizikisht nga këshilltari i BDI-së, pasi nuk ka votuar për një çështje gjatë seancës së këshillit komunal.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...