Kumanova do ta ndihmojë Likovën me burime në ballafaqimin me epideminë e koronavirusit, gjatë karantinës do të punojnë operatorët ekonomikë të cilët vetëm do të duhet të marrin leje për lëvizje. Këto janë disa nga përfundimet e seancës së 45-të të ditës së sotme të Shtabit Komunal të Krizave në Kumanovë.
“Për shkak të situatës faktike me përhapjen e virusit Kovid-19 në territorin e Komunës fqinje të Likovës, kërkojmë nga Qeveria që të përgatisë një plan të veçantë për veprim në territorin e kësaj komune, sepse Komuna e Likovës dhe Komuna e Kumanovës janë komuna të ndërlidhura territoriale nga njëra komunë në tjetrën, me qëllim që të zvogëlohen rreziqet e epidemisë dhe për ta mbrojtur Komunën e Kumanovës nga përhapja dhe kthimi i epidemisë”, theksohet në kumtesën e shtabit.
Gjatë fundjavës, qytetarët do të mund të kontaktojnë për informacione në numrin e telefonit kujdestar 078/365 – 061, ndërsa fermerët për lëvizje në orën e policisë në numrin 075/273 – 192. Shtabi i informon paraprakisht operatorët ekonomikë të përzgjedhur, tregjet, dyqanet se mund t’i pajisin qytetarët me produkte gjatë ndalesës së lëvizjes, por ata vetë do të duhet t’i marrin miratimet e duhura për lëvizje dhe kryerjen e veprimtarisë.
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...