Komuna e Çairit feston çlirimin e Shkupit nga kryengritësit shqiptar

16:57 | 11 Gusht 2017
Arbresh.info

Me rastin e 105 vjetorit të çlirimit të qytetit të Shkupit nga ana e kryengritësve shqiptarë, nesër me 12 gusht, Komuna e Çairit organizon manifestim për nder të kësaj ngjarjeje, dhe fton qytetarët që të marrin pjesë në këtë eviniment, njofton Zhurnal.

“Me rastin e 105 vjetorit të Çlirimit të Shkupit nga ana e kryengritësve shqiptarë, nesër më 12 gusht 2017, ora 11:00, para shtatores së Hasan Prishtinës, do të vendosen kurora lulesh.

Marrin pjesë pasardhësit e atdhetarëve shqiptarë, që udhëhoqën Kryengritjen e Përgjithshme Shqiptare të vitit 1912.

Më pas në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, do të shpaloset mozaiku i ri me figurat më emblematike të historisë kombëtare shqiptare, që nga koha e Skënderbeut e deri te ajo e UÇK-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme